Lajme
Qamili: Projekti që afron Porojin dhe Xhepçishtin me Tetovën po ecën me ritëm të lartë

Zv/kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka njoftuar se punimet për zgjerimin dhe vazhdimin e bulevardit “VS Bato” po ecin me intensitet të plotë.
Projekti do të mundësojë lidhjen direkte të qytetit me fshatrat Poroj dhe Xhepçisht, duke përmirësuar lëvizshmërinë dhe sigurinë rrugore për banorët.
Sipas Qamilit, ky investim është ndër projektet kyçe të infrastrukturës lokale dhe pritet të sjellë lehtësime të ndjeshme në qarkullim, si brenda qytetit ashtu edhe në zonat përreth. Ai theksoi se ndërtimi po vijon pa ndërprerje dhe se shumë shpejt Poroj dhe Xhepçishti do të jenë të lidhura në mënyrë më funksionale me Tetovën.
“Tetova nuk ndalet”, ka shkruar Qamili, duke shprehur angazhimin e Komunës për të vazhduar me projekte të tjera zhvillimore.

















