Lajme
Qamili: Premtimet po bëhen vepra, Tetova fiton bulevard modern

Zv/kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, së bashku me kryetarin e Tetovës Bilall Kasami kanë bërë promovimin e vazhdimit të Bulevardit “VS Bato”, pjesës që lidh qytetin e Tetovës me fshatrat Poroj, Xhepçisht dhe Tearcë.
Në një postim në rrjetet sociale, Qamili ka theksuar se ky projekt përfaqëson realizim konkret të premtimeve dhe një investim të rëndësishëm për infrastrukturën urbane dhe lidhjen rrugore të qytetit.
“Me shumë kënaqësi dhe krenari promovuam vazhdimin e Bulevardit VS Bato. Tetova fiton një bulevard modern dhe një arterie të rëndësishme që lidh këtë pjesë të qytetit”, ka shkruar Qamili.
Ai ka shtuar se përfitues do të jenë jo vetëm qytetarët e Tetovës, por edhe banorët e Porojit dhe vendbanimeve përreth, duke e cilësuar projektin si hap të rëndësishëm drejt zhvillimit urban.
















