Connect with us

Lajme

Përtej dallimeve politike: Beqiri dhe Ibrahimi së bashku në aktivitet humanitar

Publikuar

Kryetari aktual i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, dhe ish-kryetari i komunës, Ridvan Ibrahimi, janë parë sot bashkë në një aktivitet humanitar të organizuar nga komuna, duke dhënë një shembull pozitiv të bashkëpunimit institucional përtej dallimeve politike, raporton Zyrtare.

Gjatë fjalës së tij, ish-kryetari Ridvan Ibrahimi falënderoi kryetarin aktual për ftesën, duke theksuar se projekti kishte nisur që në kohën kur ai ushtronte detyrën e kryetarit të komunës.

Ndryshe, pas marrjes së mandatit nga Daut Beqiri, dy protagonistët kishin shkëmbyer akuza të ndërsjella lidhur me borxhin e komunës së Haraçinës. Megjithatë, paraqitja e tyre e përbashkët në këtë aktivitet u pa si një mesazh pozitiv në interes të qytetarëve./zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK