Connect with us

Lajme

Përgatituni për ndryshim të motit, po vjen bora e parë në Maqedoni

Publikuar

Përgatituni për ndryshim të motit! Nga fundi i ditës së sotme, i gjithë vendi do të bie nën ndikimin e valëve të reja të ajrit të lagësht, që do të sjellin një ndryshim të dukshëm të motit në prag të festave të vitit të ri.

Meteorologët lajmërojnë se moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë gjatë 24 dhe 25 dhjetorit, me reshje që nuk do të jenë të vogla.

Çfarë pritet?

  • zonat malore reshjet do të jenë prej dëbore, me formim të një shtrese bore nga 5 deri 10 centimetra, ideale për adhuruesit e sporteve dimërore.

  • vendet më të larta, reshjet e shiut gjatë ngritjes së ajrit të ftohtë do të kthehen në borë, gjë që mund të bëjë rrugët më të vështira për t’u udhëtuar.

  • Edhe në Shkup dhe zonat përreth do të bie shi, sidomos nga fundi i ditës, me klimë kryesisht të vrenjtur këto ditë.

Meteorologët parashikojnë se moti do të fillojë të qetësohet dhe të stabilizohet nga dita e premte, por deri atëherë sugjerohet kujdes në rrugë për shkak të kushteve të lagështa./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK