Bota
Papa e kërkon, Rusia e refuzon….

Papa Leo XIV bëri thirrje për një armëpushim njëditor për Krishtlindje në të gjithë botën të martën në mbrëmje, duke mos përmendur ndonjë konflikt specifik, por duke shprehur keqardhje që “Rusia duket se e ka refuzuar kërkesën për armëpushim”.
“E përsëris këtë kërkesë për të gjithë njerëzit me vullnet të mirë që të respektojnë të paktën një ditë paqeje në këtë festë të lindjes së Shpëtimtarit“, tha Papa ndërsa largohej nga rezidenca e tij në Castel Gandolfo, pranë Romës, përpara se të kthehej në Vatikan.
“Ndoshta do të na dëgjojnë dhe do të ketë 24 orë paqe në të gjithë botën”, shtoi Papa amerikan.
Leo XIV do të kremtojë Meshën e tij të parë të Krishtlindjeve që kur u zgjodh Papë të mërkurën në mbrëmje, përpara se të japë bekimin tradicional “Urbi et Orbi” (qytetit dhe botës) në mesditë të enjten, në të cilin Papa tradicionalisht jep një pasqyrë të konflikteve botërore. /tesheshi.com/





















