Connect with us

Maqedoni

Pa ujë nesër disa pjesë në Saraj dhe Gjorce Petrov, pa energji elektrike disa pjesë në Butel

Publikuar

Furnizimi me ujë do të ndërpritet nesër nga ora 7:30 për konsumatorët në vendbanimet Llokë, Krushopek, Gërçec, Shishevë, Gllumovë, Matka e Epërme dhe e Poshtme, Arnakia, Lubini dhe fshatin Saraj në Komunën e Sarajit, si dhe katet e sipërme të ndërtesave në vendbanimin Gjorce Petrov.

NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi-Shkup njoftoi se ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë për shkak të një defekti në një valvul me diametër F-350 mm në rrugën “20” në Saraj dhe do të zgjasë deri në riparimin e tij.

Nga EVN Macedoni SHA, ndërkaq, njoftojnë se nesër nga ora 8:30 deri në orën 9:30 pa energji elektrike do të jenë objekti DOGAN INVEST SHPKNJP-SHKUP, përkatësisht objekti “Ford” në kryqëzimin e bulevardit “Brigada Maqedo-Kosovare” me bulevardin “Bosnja e Hercegovina” në Komunën e Butelit.