Lajme
“Nëse doni luftë, jemi gati…”

Përpara takimit të tij me Steve Witkoff, të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Presidenti rus Vladimir Putin foli shkurt për mediat e mbledhura në Kremlin.
Përpara bisedimeve mbi një plan paqeje që duhet t’i japë fund agresionit të Rusisë në Ukrainë, Putin tha se Rusia nuk planifikon të luftojë vendet evropiane, por “nëse Evropa dëshiron të fillojë një luftë, Rusia është gati menjëherë”.
Deklarata e tij vjen pasi zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe fuqive evropiane e hodhën poshtë planin e paqes të Donald Trump si të papranueshëm.
Siç theksoi Putin, Rusia është gati të angazhohet në negociata me Bashkimin Evropian, por vetëm me kusht që ato “të marrin parasysh situatën faktike në terren”.
“Evropa këmbëngul vazhdimisht në një plan paqeje që është i papranueshëm për Rusinë”, tha Putin, duke shtuar se Rusia, në përgjigje të sulmeve ukrainase ndaj anijeve ruse, do të sulmojë portet dhe anijet ukrainase edhe më ashpër, dhe se do ta “shkëpusë plotësisht Ukrainën nga deti”.





















