Connect with us

Lajme

Në temperatura minus, banorët e Serovës lihen në errësirë

Publikuar

Qytetarët e lagjes Serovë në Komunën e Çairit po përballen me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike, duke mbetur pa dritë dhe pa ngrohje për katër ditë rresht, në ditët më të ftohta të dimrit.

Pavarësisht ankesave të shumta, EVN nuk ka dhënë asnjë reagim, ndërsa autoritetet lokale duket se nuk po bëjnë asgjë për të zgjidhur krizën. Banorët e lagjes janë lënë të përballen me temperaturat e ulëta pa asnjë ndihmë, duke u pyetur se sa kohë duhet të presin ende për energji elektrike.

Situata ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim të madh tek banorët, të cilët akuzojnë mungesën totale të përgjegjësisë nga kompania e energjisë dhe nga institucionet lokale./zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK