Connect with us

Lajme

Ndërrim kokash në SPAK

Publikuar

Klodian Braho mori zyrtarisht detyrën e kreut të ri SPAK-ut, duke pasuar Altin Dumanin. Për tre vitet në vijim do jetë ai njeriu që do udhëheqë një lloj lufte, edhe pse me paksa dritëhije, të ligjit mbi paligjshmërinë në sferat e larta të politikës dhe qeverisjes.

Braho tha se “falë mbështetjes së ndërkombëtarëve, SPAK po përforcohet”.

“Falënderoj paraardhësin në detyrë z. Kraja për vendosjen e gurëve të parë në institucion për të marrë formën që ka sot si dhe z. Dumani për guximin dhe integritetin duke përforcuar figurën e SPAK. Fokusi im do të mbetet forcimin i funksionimit të brendshëm. Institucioni do të vazhdojë të komunikojë në mënyrë të qartë me median dhe publikun brenda kornizave ligjore. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Unë besoj se jemi një skuadër dhe duhet të punojmë krah për krah me përkushtim për zotimin tonë për respektimin  Kushtetutës”, tha Braho.

Por para tij foli Dumani, duke thënë ishte një kapitull ndër më sfiduesit në karrierën e tij 26-vjeçare si prokuror.

“Drejtimi i Prokurorisë së Posçame ka qenë një privilegj i madh, por edhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira, sfida institucionale dhe presione të mëdha. Në çdo hap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot, e them me bindje se SPAK është më i fortë, më i konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë”, tha Dumani. /tesheshi.com/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK