Connect with us

Lajme

Ministri Durmishi prezanton Planin e Punësimit 2026: Fokus te të rinjtë dhe grupet e rrezikuara

Publikuar

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, deklaroi sot gjatë seancës së pestë të Këshillit Ekonomik-Social se po përgatitet Plani Operativ për masat aktive të punësimit për vitin 2026, me një buxhet prej 2,39 miliardë denarësh.

Durmishi theksoi se prioritet do të jenë të rinjtë, trajnimi i shkathtësive që kërkon tregu i punës dhe përfshirja e kategorive më të rrezikuara.

Sa i përket pagës minimale, ministri u shpreh se qëndrimi mbetet i bazuar në dialog dhe në të dhëna reale. Ai njoftoi se inflacioni po stabilizohet dhe rritja e rregullt e pagës minimale do të bëhet në mars, sipas ligjit dhe formulës së dakorduar në Këshillin Ekonomik-Social.

“Qëllimi ynë është rritje e qëndrueshme e pagave, mbrojtje e vendeve të punës dhe siguri për punëtorët dhe ekonominë. Dialogu social mbetet rruga e vetme për zgjidhje të qëndrueshme,” theksoi Durmishi.

NA NDIQ NË FACEBOOK