Religjion
Mësimi i Hasanit el-Basriut dhe shërbëtorit të tij Habib

Habibi, shërbëtori i imamit Hasan el-Basriut, u vonua një ditë me darkën. Atëherë Hasani e pyeti:
— O Habib, jemi të uritur, ku është darka?
Habibi u përgjigj:
— O imam, erdhi një i varfër dhe ia dhashë gjithçka që kishim, sepse të kam dëgjuar duke thënë se imani është të kesh më shumë besim në atë që është tek Allahu sesa në atë që është në dorën tënde.
Hasan el-Basriu i tha:
— O Habib, ti je njeri me bindje (jekin) të fortë, por me pak dije. Duhej t’i jepje gjysmën, ndërsa gjysmën tjetër ta linim për të shuar urinë tonë.
Teksa po bisedonin, trokiti dikush në derë. Habibi hapi dhe pa një djalosh që mbante një enë plot me ushqim.
— Çfarë është kjo? — e pyeti Habibi.
Djaloshi u përgjigj:
— Kjo është dhuratë nga zotëria im, si shpërblim për atë që sapo i dhurove.
Habibi buzëqeshi dhe tha:
— O imam, ti je njeri me shumë dije, por me pak bindje.
Hasan el-Basri buzëqeshi dhe tha:
— O Habib, ne të paraprimë në dije, por ti na tejkalove në bidnje ndaj Zotit.
Pasha Allahun, na mungon bindja në Allahun në shumë gjëra: në pasuri, në furnizim, në fitore dhe në shërim. Prandaj, mbështetuni plotësisht te Zoti juaj.
Lëri pas shpine brengat, ji optimist dhe mos u dëshpëro — Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.























