“Çuditërisht goca ka ardhur në Itali, me biletë avioni me 8 prill, ku është prezantua vetë në urgjencë, normalisht Italia nuk të refuzon. Kjo ka pas probleme me frymëmarrjen në atë kohë dhe kishte nevojë për oksigjen. Duke qenë se oksigjeni ishte i ulët, urgjenca e ka pranuar. Kam fol me mjekët, bëja përkthyesen dhe ditë për ditë zbuloja këto gjërat, që unë sot kam arrit, që është një rast mashtrimi 100%. Më vinin dhe letrat e spitalit, analizat, diagnoza më ka ardhur, që goca në fjalë nuk e kishte fibrozën cistike, nuk ishte as në listën e transplantit, nuk ishte diskutua.

Thjesht kishte një problem me rrugët e frymëmarrjes, mungesën e qimeve në hundë dhe shumë e thjeshtë, që kjo të marrë infeksion në rrugët e frymëmarrjes, që e ka kronike, që nga lindja. Është ndjekur nga një spital shumë i specializuar në Milano, që është për pjesën e mushkërive. Ka pas psikologen, ka pas asistencën sociale, që nuk kishte nevojë për asnjë lloj gjëje, as për shpi, ka qenë e mbuluar 100%.

Goca është pajisur mbrapa me leje qëndrimi për kurim. Goca e refuzoi këtë pjesën e asistencës sociale. Di, që ka marrë një shtëpi me qira, sepse qëllimi ishte, që këto lekë të përdoren për gjërat personale dhe të transferohej në Itali”, shtoi denoncuesja.

Emisioni “Stop” u përpoq të marrim një qëndrim nga vetë Florjana Islamaj, por ishte e pamundur. Motra dhe vëllai i saj shmangën përgjigjet dhe refuzuan të japin sqarime.

“Stop” ka siguruar edhe dokumentacion zyrtar nga Spitali “Shefqet Ndroqi” dhe spitali në Itali, ku në të dyja rastet diagnoza e Florjanës rezulton të jetë problem kronik i rrugëve të frymëmarrjes, që kërkon trajtim afatgjatë, që është i mundur edhe në Shqipëri./ tvklan.al