Connect with us

Lajme

Leksion nga Shqipëria: Si nuk duhet të sillet një opozitë që mos qëndrojë përjetësisht në opozitë

Publikuar

Deputetë të opozitës dhanë një shfaqje të shëmtuar sherrnaje në Kuvend, me shkak betimin e Endri Shabanit si Avokat i ri i Popullit.

Pamjet u transmetuan dhe nga media rajonale e më gjerë.

Personazhe të opozitës, të njohur për gjuhën e sjelljet e ashpra, shkuan deri aty sa u ulën në ulëset e qeverisë në ballë të Kuvendit, duke u bërë rezistencë forcave të Gardës.

Pos kësaj, ndezën flakadanë e hodhën ujë ndaj kryetarit të Kuvendit.

Ishin këto ndër ato pamje që më shumë se rrisin kuotat e përkrahjes së opozitës në popull, janë ulin dhe më shumë ato, e provuat kjo tashmë në gjithë këto vite nxehtësie politike në betejë me qeverinë. /tesheshi.com/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK