Connect with us

Lajme

Kuvendi votoi, Bekim Sali dhe Muhamet Hoxha ministra të ri

Publikuar

Kuvendi sot i zgjodhi Muhamet Hoxhën për ministër të Mjedisit Jetësor dhe Bekim Salin për ministër për Çështje Evropiane.

Anëtarët e rinj të kabinetit vijnë në vend të Izet Mexhitit, i cili u zgjodh kryetar i Komunës së Çairit, si dhe në vend të Orhan Murtezanit, i cili u shkarkua nga funksioni.

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se Hoxha dhe Sali posedojnë përvojë për udhëheqje profesionale të resorëve dhe për mbrojtjen e interesave shtetërore.

Ndërsa shumica parlamentare dha mbështetje për zgjedhjen e tyre, opozita e kritikoi vendimin duke e cilësuar si një manovër politike për të fshehur dështimet në ekonomi dhe në procesin e eurointegrimeve. Pas votimit, dy ministrat dhanë deklaratë solemne para deputetëve./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK