Lajme
Krerët e VLEN e presin Konjufcën në Shkup, Kasami: Bashkëpunimi do të thellohet pas zgjedhjeve

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka vlerësuar lart marrëdhëniet ndërmjet institucioneve në Maqedoninë e Veriut dhe Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pritshmëri për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.
Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Kasami bëri të ditur se në Shkup ka mirëpritur kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kandidatë për deputetë dhe funksionarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ai theksoi se bashkëpunimi me Qeverinë Kurti është në nivel të shkëlqyer, si në aspektin shtetëror ashtu edhe në atë partiak, duke e konsideruar këtë një bazë të fortë për projekte dhe iniciativa të përbashkëta në të ardhmen.
Kasami gjithashtu i uroi sukses Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke i cilësuar ato si zgjedhje të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj.
















