Lajme
Këshilltari i VLEN-it në Qytetin e Shkupit, Astrit Iljazi kërkon zgjidhje urgjente për Bit Pazar-in dhe Çairçanen

Në seancën e tretë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, këshilltari nga koalicioni VLEN, Astrit Iljazi, parashtroi pyetje të drejtpërdrejta lidhur me ecurinë e projektit për zgjerimin dhe rikonstruktimin e bulevardit “Cvetan Dimov”, një nga akset më të rëndësishme dhe më të ngarkuara të kryeqytetit.
Iljazi kërkoi transparencë të plotë nga organet e qytetit, duke u interesuar për, afatin e nisjes së realizimit të projektit, statusin e dokumentacionit projektues, dhe kohën e planifikuar për fillimin e punimeve.
“Kur pritet të fillojë realizimi i projektit? A është përfunduar dokumentacioni projektues dhe cili është afati për nisjen e punimeve? Kërkova gjithashtu vlerësim për gjendjen aktuale të komunikacionit, fluksin e madh të trafikut dhe rrezikshmërinë për këmbësorët, si dhe zgjidhje afatshkurtra për vendkalimet në Bit Pazar dhe Çairçane, të cilat nuk janë të evidentuara si vendkalime të rregullta në planin urbanistik, por përdoren çdo ditë nga qytetarët”, ka nënvizuar mes tjerash Iljazi.
Ai theksoi se vonesat në këtë projekt po rëndojnë komunikacionin në zonën Çair–Bit Pazar, duke krijuar trafik të dendur dhe rrezikshmëri të shtuar për këmbësorët. Iljazi kërkoi gjithashtu masa të menjëhershme për vendkalimet e përdorura nga qytetarët në Bit Pazar dhe Çairçanë, të cilat aktualisht nuk figurojnë si vendkalime të rregullta në planin urbanistik.
Në përgjigje, kryetari i Qytetit të Shkupit, **Orce Georgjievski**, deklaroi se projekti “do të realizohet”, duke nënvizuar rëndësinë e tij për sigurinë dhe funksionalitetin e komunikacionit në kryeqytet. Ai siguroi se qyteti mbetet i përkushtuar ndaj avancimit të këtij projekti dhe se puna institucionale për të vazhdon.
Iljazi kërkon që në vijim qyteti të paraqesë afate të qarta dhe hapa konkretë, në mënyrë që qytetarët të informohen saktë dhe të përfitojnë sa më shpejt nga ky projekt infrastrukturo-r.















