Connect with us

Lajme

Kasami viziton Daut Memishin në Tearcë: Do të punojmë bashkë për të mirën e qytetarëve

Publikuar

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot e ka vizituar kryetarin e ri të Komunës së Tearcës, Daut Memishi, të cilit i ka dëshiruar mandat dhe punë të suksesshme.

Kasami njofton se me Memishin kanë diskutuar për projektet e përbashkëta, si dhe shprehet i bindur se ai do ta çonë përpara Komunën e Tearcës.

“Tearca zgjodhi rrugën e zhvillimit, Daut Memishi është garantuesi i kësaj rruge. Sot me kënaqësi vizitova Komunën e Tearcës, për t’i uruar kryetarit të saj të ri, mikut tim Daut Memishit, mandat të mbarë e me shumë suksese”.

“U dakorduam të punojmë bashkë, si dy komuna fqinje, për të mirën e qytetarëve tanë. Jam i bindur se Dauti di dhe mundet ta çojë përpara këtë komunë, drejt zhvillimit dhe mirëqenies, infrastrukturës moderne dhe pastërtisë”, ka shkruar Kasami në Facebook, pas takimit me Daut Memishin.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK