Lajme
Kasami takon strukturat e BESA-s në Kërçovë: Fokus unifikimi për forcimin e VLEN-it

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me deputeten Valbona Adili Emini, ka zhvilluar një takim me udhëheqësinë e degës së BESA-s në Kërçovë, në një atmosferë miqësore dhe bashkëbisedimi të hapur.
Gjatë takimit u diskutua për rrjedhën e zgjedhjeve si dhe për hapat e ardhshëm politikë. Kasami theksoi rëndësinë e unifikimit dhe koordinimit të plotë mes strukturave partiake, duke e cilësuar këtë si faktor kyç për forcimin e koalicionit VLEN në Kërçovë.
Sipas tij, bashkëpunimi i ngushtë dhe angazhimi i përbashkët janë thelbësore për arritjen e objektivave politike dhe përfaqësimin më të mirë të qytetarëve.


















