Connect with us

Lajme

Kasami e Qamili vazhdojnë me të njëjtën dinamikë edhe pas fushatës, inspektojnë punimet në Shipkovicë

Publikuar

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vazhduar aktivitetet në terren edhe pas përfundimit të fushatës, duke inspektuar punimet infrastrukturore në fshatin Shipkovicë.

Së bashku me zëvendëskryetarin Albi Qamili, Kasami ka ndjekur nga afër realizimin e projekteve në këtë fshat të Malësisë, ku pas vendosjes së rrjetit atmosferik është kryer edhe asfaltimi i rrugës.

Kasami ka theksuar se fshatrat e Malësisë mbeten prioritet i punës së komunës dhe se fokusi institucional përfshin çdo vendbanim.

“Premtimet po i kthejmë në vepra”, ka shkruar Kasami, duke nënvizuar angazhimin për realizimin e projekteve të premtuara./ZYRTARE.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK