Lajme
Kallëzim penal ndaj ish-ministrit Oliver Spasovski për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”

Më 9 dhjetor 2025, Departamenti për luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup ndaj personit O.S. (49) nga Kumanova.
Sipas MPB-së, ekziston dyshim i bazuar se ish ministri Oliver Spasovski ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.
MPB njofton se personi i dyshuar, gjatë kohës kur ushtronte funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme në vitin 2021, duke shfrytëzuar pozitën e tij, i ka mundësuar një subjekti juridik – stacion teknik i kontrollit të automjeteve në komunën Saraj – të përfitojë kundërligjshëm të ardhura në vlerë prej 5.565.927 denarësh.
Sipas kallëzimit, ish-ministri Oliver Spasovski dyshohet se nuk ka marrë vendim për heqjen e autorizimit të këtij stacioni teknik brenda afatit ligjor, edhe pse një propozim i tillë ishte dorëzuar nga njësia kompetente për çështje civile. MPB thekson se ai ka qenë i vetëdijshëm se vendimi duhej marrë brenda 15 ditëve nga pranimi i lëndës, siç parasheh neni 65, paragrafi 3 i Ligjit për Automjetet dhe neni 5 i Rregullores për procedurën e dhënies dhe heqjes së autorizimeve për kontroll teknik të automjeteve.
Rasti tashmë është në duart e Prokurorisë Themelore Publike – Shkup, e cila do të vlerësojë hapat e mëtejshëm procedurale./ Zyrtare.net



















