Connect with us

Maqedoni

Janevska: Mësimdhënësit kanë siguri, përfitojnë paga më të larta dhe mundësi për zhvillim profesional

Publikuar

më

“Në periudhën e fundit prej një viti e gjysmë mësimdhënësit po marrin kujdesin e nevojshëm nga shteti. Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë siguruar rritje të pagave prej 12% dhe do të vazhdojnë të rriten me përqindje që do të varet nga shkalla e inflacionit. Marrëveshja që kemi nënshkruar me SASHK-un parashikon që në tre vitet e ardhshme të ketë rritje vjetore ndërmjet 7,5% dhe 10%, ndërsa në vitin e katërt rritja do të jetë ndërmjet 10% dhe 12%”.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, ku u diskutua për stabilitetin ekonomik të mësimdhënësve në të kaluarën dhe sot.

“Ndryshe nga më parë, kur mësimdhënësit ishin të detyruar të bënin grevë sot nuk kanë nevojë për diçka të tillë, pasiqë shteti tregon kujdes të vërtetë ndaj tyre. Jo vetëm që ka rritje reale të pagave, por mësimdhënësit përfitojnë edhe mundësi për zhvillim profesional dhe në karrierë”, thеksoi Janevska.

Ajo gjithashtu informoi se gjatë një viti e gjysmë janë investuar 700 mijë euro në zhvillimin e kompetencave të mësimdhënësve.
“Është ofruar katalog me trajnime për avancimin e aftësive të ndryshme, me fokus në përdorimin e inteligjencës artificiale, por edhe në metodat e mësimdhënies për lexim me kuptim”.

“Kujdesi do të rritet, sepse mësimdhënësit janë lidhja më e rëndësishme në sistemin edukativo-arsimor. Ata i përcjellin njohuritë, dhe pa ta nuk mund të zbatohet asnjë ligj apo strategji”, shtoi Janevska.

Shqipëri16 minutes ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme2 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni3 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri3 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme4 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni6 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri6 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme7 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni8 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri9 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme10 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni11 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

NA NDIQ NË FACEBOOK