Connect with us

Lajme

Izet Mexhiti takon babain e dëshmorit Mujdin Aliu, Qerimin: Sakrifica e familjes së tij, të japin forcë për më shumë punë

Publikuar

Izet Mexhiti ka takuar babain e dëshmorit Mujdin Aliu, Qerimin ku ka treguar edhe se për çfarë është biseduar, njofton Top24

Në këtë takim që po ndodh një ditë para protestës së nesërme, ku do të kërkohet drejtësi për pjesëtarët e UÇK-së që gjykohen në Hagë, është biseduar për sakrificën e familjes Aliu.

Sipas Mexhitit, ky takim i jep forcë atij për më shumë punë.

“Takimi i sotëm me babain e dëshmorit Mujdin Aliu, babë Qerimin, ishte nga ato çaste që të prekin thellë. Qetësia e tij, mënyra si flet për të birin dhe sakrificën e familjes së tij, të japin forcë për më shumë punë, më shumë përkushtim dhe më shumë përgjegjësi ndaj detyrës që mbaj.

Në çdo fjalë të tij ka urtësi dhe besë ndaj vendit. Ai të kujton se sakrifica e Mujdinit nuk është një histori e largët, por themeli mbi të cilin ne sot ndërtojmë të ardhmen. Ky takim ishte një rikujtim i fuqishëm i peshës së amanetit që kanë lënë heronjtë tanë.
Babai i Mujdinit mban me dinjitet kujtimin e djalit që u ngrit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u bë pjesë e pavdekësisë së Koshares. Në fytyrën dhe fjalët e tij sheh krenarinë, dhimbjen dhe qëndrueshmërinë që e kanë mbajtur gjallë frymën e lirisë në këtë vend.
Sot pata nderin ta falënderoj për vizitën dhe urimet e tij për detyren e re, por mbi të gjitha për sakrificën që familja e tij i ka dhënë kombit. Vepra e Mujdin Aliut do të mbetet gjithmonë një dritë që na udhëheq dhe një kujtesë e fortë për rrugën që kemi përpara”, shkruan Mexhiti.
Advertisement
Maqedoni5 minutes ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri35 minutes ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme2 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni2 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri3 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme3 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë3 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme3 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni3 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri5 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

NA NDIQ NË FACEBOOK