Connect with us

Religjion

Interpretuesi i ilahive Egzon Abazi publikon ilahinë e re “Më fal o Allah”

Publikuar

Interpretuesi i njohur i ilahive, Egzon Abazi, ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Më fal o Allah”, një ilahi me mesazh të thellë shpirtëror dhe reflektues.

Ilahia është performuar nga vet Egzon Abazi, ndërsa tekstin e ka shkruar Sami Aliu. Melodia mban firmën e Emin Aliut, kurse aranxhimi, miksimi dhe masterizimi janë realizuar nga NP Records (Pleo Gashi & Nusret Asani).

Videoklipi është punuar nga Leon Qelaj & Meriton Belegu, me Ilir Reçin në rol, ndërsa skenari është realizuar nga Hajrush Mani. Regjistrimet vokale janë kryer në studion e Egzon Abazit, i cili po ashtu ka realizuar edhe backvocal-et.

“Më fal o Allah” vjen si një thirrje për pendesë, përulësi dhe afrimitet me Krijuesin, duke synuar të prekë zemrat e dëgjuesve dhe të përcjellë një mesazh paqeje dhe besimi./Zyrtare.net

NA NDIQ NË FACEBOOK