Connect with us

Bota

I lindur në Ukrainë, ndahet nga jeta ish-zëvendësministri rus i Mbrojtjes

Publikuar

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes së Rusisë, Juriy Sadovenko, ka ndërruar jetë në Moskë në moshën 57-vjeçare. Sipas mediave ruse, shkaku i vdekjes ka qenë sëmundje e zemrës. Lajmi është raportuar nga UNN, duke cituar burime ruse.

Sadovenko, me gradën kolonel-gjeneral, ka qenë për vite me radhë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Ai ka drejtuar aparatin e Ministrit të Mbrojtjes nga viti 2013 deri në vitin 2024, duke luajtur një rol kyç në strukturat drejtuese të ushtrisë ruse.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK