Connect with us

Lajme

Haradinaj: Ndërprerjet e rrymës janë shqetësuese, veçanërisht tani në errësirë

Publikuar

më

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalur në një konferencë për media, në ditën kur vendi po i nënshtrohet procesit zgjedhor për Kuvend të Republikës së Kosovës.

Përpara të pranishmëve, Haradinaj u shpreh se procesi zgjedhor po shkon shumë mirë në të gjithë vendin, shkruan IndeksOnline.

“Dalja është e kënaqshme. Deri në orën 15:00 kemi rreth 570 mijë qytetarë që kanë votu. Kanë mbetur më pak se tri orë. Po ashtu, kam kënaqësinë t’iu ftoj të gjithëve ta shfrytëzoni të drejtën e votës, ju që s’keni votuar. Të gjithë qytetarët e vendit, vëllezër dhe motra që keni ardhë nga mërgimi, dhe juve votuese zonja, veçanërisht për votueset e kam një ftesë që të dalin me votu; ta përfaqësoni veten te kutia e votimit, e nesër edhe në institucione, që zëri juaj të dëgjohet.

Nuk kemi ndonjë parregullsi të lajmëruar ose ndonjë shqetësim. E dijmë që ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, gjë që na shqetëson, që ndërprerjet ndodhen tani kur errësohet. Shpresojmë, dhe i bëjmë thirrje KEDS-it dhe të gjitha institucioneve të bëjnë kujdes dhe të mos ndërprehet rryma” u shpreh Haradinaj.

Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor dhe i uroi Kosovës të ketë rezultate të mira.

Advertisement
Maqedoni1 hour ago

Fund i mandatit të Islam Abazit! Iskra Haxhivasileva merr timonin e Prokurorisë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin

Shqipëri2 hours ago

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme3 hours ago

Pamje rrënqethëse: Publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt, pamjet shfaqin djegien e rrobave

Bota4 hours ago

Vuçiq i thyer pas humbjes: Bashkëpunëtorët me të cilët punova 10-15 vjet po largohen

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Tetori Rozë na bashkon në solidaritet, kujdesi për shëndetin e grave është përgjegjësi e përditshme

Shqipëri4 hours ago

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

Maqedoni5 hours ago

Universiteti i Tetovës hap 1.965 vende për studime master – aplikimet deri më 6 nëntor

Lajme5 hours ago

Arkin Jahiji: Më 1 nëntor të votojmë për ndryshim dhe dinjitet në Bërvenicë

Kosovë5 hours ago

Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë

Maqedoni6 hours ago

Përplasje me policinë në Llojan: Drogë, sulm ndaj uniformës dhe arratisje spektakolare me BMW!

Shqipëri6 hours ago

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

Lajme6 hours ago

Kush është shqiptari i parë në krye të Këshillit të prokurorëve – barriera që u thye në kohën e VLEN-it

NA NDIQ NË FACEBOOK