Connect with us

Lajme

Gjyqi etik socialist: dënime dhe falje për opozitën

Publikuar

Etika në Kuvend shqyrtoi kërkesën e PS-së për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës, pas incidenteve në seancën plenare të 18 dhjetorit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, Sekretariati vendosi të përjashtojë disa prej deputetëve, të cilët janë: Elda Hoti, Klevis Balliu, Këlliçin, Fidel Kreka, Ledina Alloi, Denisa Vata, Flamur Noka. Ky dënim i tyre do jetë për 30 ditë, ndryshe nga 60 që ishte e shkruar në kërkesë.

Shpëtuan nga ky ndëshkim Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, të cilët nga PS u trajtuan si organizatorë të kaosit të shkaktuar në seancën e 18 dhjetorit. Edhe për ta ishte kërkuar pezullimi për 30 ditë.

Ndërkohë, që u falën deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi, Saimir Korreshi, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti.

Për deputetët e lartpërmendur ishte kërkuar përjashtimi me dhjetë ditë, por pas shqyrtimit të kërkesës Sekretariati vendosi që atyre t’u përcillet vetëmnjë vërejtje. /tesheshi.com/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK