Lajme
Gallata serioze e Melonit – Te Sheshi

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i tha rrethit të ngushtë zyrtar që të pushojnë mirë gjatë Krishtlindjeve sepse do t’u duhet, duke pasur parasysh se një vit i vështirë pune i pret.
“Ju dua. Ne jemi një familje, luftojmë gjatë gjithë vitit”, tha Meloni gjatë një takimi me stafin e saj në oborrin e pallatit të kryeministrit.
“Viti i kaluar ishte i vështirë për të gjithë ne, por mos u shqetësoni, sepse viti tjetër do të jetë edhe më i keq”, bëri shaka ajo, duke shtuar:
“Kështu që ju këshilloj të pushoni mirë këto festa, sepse duhet të vazhdojmë t’i japim përgjigje këtij vendi të jashtëzakonshëm.”
Italy’s PM Giorgia Meloni:
2025 has been tough for all of us, but don’t worry—next year will be much worse. pic.twitter.com/Ny02xku6Kt
— Clash Report (@clashreport) December 23, 2025
Në fakt, situata globale sa vjen e rëndohet, me një botë ku një rend po bie dhe një tjetër po troket, gjë që vështirë të ndodhë pa luftë. Por fjalët e Melonit nuk u kuptua nëse kishin parasysh këtë apo thjesht problematikat e mprehta të shoqërisë italiane. /tesheshi.com/




















