Lajme
Feti Abazi, nesër manifeston 29 vjetorin e Komunës së Bogovinës. Prezantohet edhe buxheti për vitin 2026

I pari i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ditën e sotme ka lajmëruar në Facebook, se me rastin e shënimit të 29 vjetorit të komunës së Bogovinës. Ai nesër do prezantojë edhe propozim buxhetin për vitin 2026, në një eveniment që do zhvillohet në restaurantin Floar-Bogovinë, në fillim prej orës 19:00.
“Me rastin e Ditës së Komunës së Bogovinës, Kryetari i Komunës ju fton të merrni pjesë në shënimin e kësaj dite të rëndësishme, si dhe në prezantimin publik të Propozim-Buxhetit për vitin 2026.
26 Dhjetor 2025
Ora 19:00
Restaurant Floar – Bogovinë
Ky është një moment për të reflektuar mbi rrugëtimin e komunës sonë dhe për të ndarë së bashku vizionin, prioritetet dhe investimet që do të realizohen në vitin e ardhshëm.
Buxhet i ndërtuar mbi nevojat reale të qytetarëve
Investime konkrete për zhvillimin e komunës
Zëri i qytetarëve në qendër të vendimmarrjes
Prania juaj është e rëndësishme.
Buxheti është i juaji.
Zhvillimi ndërtohet së bashku.
Ju mirëpresim!”, ka shkruar Feti Abazi, në faqen e tij zyrtare.

















