Lajme
Feti Abazi mikëpret mërgimtarët: “Ju pres krahëhapur, për të u çmallur së bashku”

Kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi. Ditën e sotme ka njoftuar në Facebook, se komuna do jetë e hapur dhe mikpritëse për ardhjen e mërgimtarëve. Përpos që ka porositur mërgimtarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes me orë të gjata, ai ka nënvizuar se si kryetar i komunës, i pret krahëhapur, për të u çmallur me ta.
“Të dashur mërgimtarë,
Ne të gjithë ua njohim sakrificën dhe përkushtimin që ju keni, me gjithë qenien tuaj për vendlindjen.
I gëzohemi tejmase ndjenjës që ju pushton ditën kur Ju niseni për tek shtepitë tuaja, të njejtën ndjenjë dhe dashuri e ndajmë edhe ne për ardhjen tuaj.
Ju lutemi që në rend të parë të vendosni sigurinë tuaj dhe të familjes suaj gjatë udhëtimeve!
Ne ju presim krahë hapur dhe urojmë të shihemi për tu çmallur në ato pak ditë që kemi bashkë”, ka përfunduar Abazi.
















