Connect with us

Lajme

Feti Abazi: Drejtoresha e re e shkollës në Zherovjan, Jetmire Ameti do e zhvillojë procesin arsimor

Publikuar

Kryetari i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka njoftuar zgjedhjen e drejtoreshës së re, në shkollën “Liria” – Zherovjan, Jetmire Ametit.

E cila, sipas kreut të Bogovinësz rrjedh nga një trung familjar arsimtarësh. Dhe ka shërbyer në këtë shkollë për 27 vite, si mësuese e anglishtes.

“I urojmë punë të mbarë drejtoreshës Jetmire Ameti, e cila sot ka filluar punën në rolin e ri si drejtoreshë në shkollën fillore “Liria” në Zherovjan.

Jetmirja ka mbaruar shkollën fillore në vendlindjen e saj, në fshatin Zherovjan, kurse shkollën e mesme në Tetovë. Studimet i ka vazhduar në fakultetin filologjik në Universitetin Shtetëror të Tetovës për gjuhë angleze.
Jetmirja vjen prej një familje mësuesish dhe duke vazhduar traditën ajo ka qenë e angazhuar si mësuese prej 27 vitesh në shkollën ku tani më është edhe drejtoreshë. Ajo është spikatur si në drejtimin e saj, ashtu edhe në shumë aktivitete tjera që lidhen me shkollën dhe mësimdhënien.

Ne presim që drejtoresha e re të angazhohet maksimalisht në ngritjen e përgjithshme të procesit edukativo-arsimor dhe të reflektojë mbi planet e zhvillimit të arsimit në komunë”, ka shkruar Feti Abazi në Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK