Lajme
E ku ka marrë të tilla vlerësime në publik Vjosa Osmani…?!

Kryeministri Rama ka vlerësuar maksimalisht rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vendimit të Bashkimit Europian për zhbllokimin e fondeve të ngrira prej kohësh.
Rama u shpreh se Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor ishte inkurajues dhe i suksesshëm si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën.
“Kemi përmbyllur mbrëmë një samit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, që ka qenë inkurajues dhe i suksesshëm për Shqipërinë dhe Kosovën. Presidentja Osmani ka shkëlqyer dhe, me fjalë bindëse dhe punë këmbëngulëse, ia ka dalë që të zhbllokojë fondet e bllokuara prej disa kohësh nga BE-ja”, tha ndër të tjera i pari i qeverisjes shqiptare.
Është rasti për të thënë se me gjasë, publikisht kurrë, Vjosa Osmani nuk ka marrë konsiderata të tilla politike.
Sakaq, raportet mes tyre janë konsideruar gë ftohta, gjë që publikisht nuk është dalluar, por që në komplimentimet e tij në Bruksel, kur Rama ndërhyri tek një fjalim që Osmani po mbante për publikun Kosovar duke u kumtuar vendimin e heqjes së masave, ai do thoshte: “Ti e di që unë nuk të dua, por të vërtetën duhet ta themi”. /tesheshi.com/






















