Connect with us

Lajme

Dy ditë pa rrymë Serava e Çairit dhe lagjja Vizbeg 2, banorët e revoltuar 

Publikuar

më

Tani e dy ditë, banorët e lagjes Seravë në Komunën e Çairit dhe banorët e lagjjes Vizbeg 2 janë pa energji elektrike.

banorët e revoltuar shprehen se është e papranueshme që edhe në këto temperatura të mbesin pa energji elektrike ndërsa janë edhe pagues të rregullt të faturave.

Të indinjuar nga moszgjidhja e defektit në rrjetin elektrik, qindra banorë dolën gjatë ditës në rrugë dhe bllokuan një nga akset më të frekuentuara të kryeqytetit, rrugën e njohur si “Plastikat”, në afërsi të bulevardit “Nikolla Karev”./Zyrtare.net/