Connect with us

Ndryshe

Detaje nga “Sarajevo Safari”: Fëmija i ekzekutuar, trofeu më i kërkuar(!!!)

Publikuar

Gazetari italian Ezio Gavazzeni tha se vrasësit paguan deri në 300,000 euro, ku “fëmijët kushtuan më shumë, pastaj burrat, gratë dhe së fundmi të moshuarit që mund të vriteshin falas”

Gazeta gjermane Frankfurter Sonntagszeitung (FAS) publikoi një artikull që përshkruante detaje të reja tmerruese të “Sarajevo Safari”.

Kjo gazetë gjermane shkruan se i është dhënë qasje në një dosje që gazetari italian Gavazzeni, avokati i tij Nicola Brigida dhe ish-gjyqtari Guido Salvini ia dorëzuan Zyrës së Prokurorit të Shtetit në Milano më 28 janar 2025.

“Aty thuhet se kishte të paktën njëqind ‘turistë lufte’, të cilët e quanin njëri-tjetrin ‘qitës’, megjithëse një term më i përshtatshëm do të ishte vrasës serial”, thuhet në tekst.

Theksohet se vrasësit paguan deri në 300,000 euro (në vlerën e sotme), ku “fëmijët kushtuan më shumë, pastaj burrat, pastaj gratë dhe së fundmi të moshuarit që mund të vriteshin falas”.

Dokumenti pretendon se shërbimi italian i inteligjencës ushtarake dinte për rastin e “turistëve të luftës” në vitin 1993 dhe se i ndaloi këto “ekskursione” brenda pak muajsh. Megjithatë, Gavazzeni pohon se kjo nuk është e vërtetë pasi “ekskursionet” vazhduan gjatë viteve 1994 dhe 1995.

Kur u pyet se çfarë e tronditi më shumë, Gavazzeni dha një përgjigje drithëruese.

“Se fëmija i vrarë ishte qartë trofeu më i kërkuar”, raporton FAS.

Në vazhdim të bisedës, ai deklaron se i porositi një profil të vrasësit kriminologes Martina Radica.

“Ata ishin të pasur, ‘nga shtresat e larta të shoqërisë’, si ‘mjekë, gjyqtarë, avokatë, noterë dhe biznesmenë’, të prirur për gjueti. Gjithçka bazohej në kërkimin e adrenalinës. Ishte gëzimi i vrasjes; të ndjesh një herë fuqinë për të qenë në gjendje të shuash jetën e një njeriu me të cilin nuk ke asgjë të përbashkët”, thotë Gavazzeni për një gazetë gjermane.

Gavazzeni kërkoi qasje në arkiv nga policia sekrete italiane (DIGOS), por kjo agjenci i tha se materiali nga ajo periudhë nuk ekziston më.

“A nuk është e çuditshme kjo? Ndërsa gjithçka po arkivohet në Romë, në vende që ishin një qendër për njerëz, armë dhe drogë gjatë luftës në Ballkan, gjithçka supozohej se u hodh?”, raporton FAS.

Në fund, Gavazzeni tha se priste kërcënime, por se asgjë nuk erdhi.

“Sinqerisht, nuk është një shenjë e mirë. Mendoj se dikush po pret të shohë se çfarë do të zbulojë libri im”, përfundoi Gavazzeni. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK