Connect with us

Lajme

Demiri: Në Gradec do të ndërtohet fushë moderne futbolli me mbështetjen e Qeverisë VLEN

Publikuar

Kandidati për komunën e Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka njoftuar se në fshatin Gradec është promovuar projekti ideor për ndërtimin e një fushe moderne futbolli, e cila do t’i shërbejë sportit lokal dhe KF Gradeci.

Demiri bëri të ditur se promovimi i projektit u realizua së bashku me zëvendësministren e Sportit, Safije Sadiki Shahini, duke theksuar se investimi do të realizohet me mbështetjen e Qeverisë VLEN.

“Së shpejti, në Gradec do të ndërtojmë fushë futbolli me të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e futbollit lokal, ashtu siç e meriton KF Gradeci”, ka deklaruar Demiri.

Ai shtoi se komuna e Vrapçishtit ka potencial për zhvillim në të gjitha aspektet, duke theksuar se ndryshimi tashmë ka filluar dhe do të reflektohet në çdo sferë të jetës.

“Me vullnet të mirë, punë dhe përkushtim, Vrapçishti mund dhe do të zhvillohet”, përfundoi Demiri./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK