Connect with us

Lajme

Bashkim Bakiu uron Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren historike

Publikuar

Bashkim Bakiu, ish-kandidati shqiptar më i votuar për kryetar të Qytetit të Shkupit dhe aktualisht drejtor në Institucionin Publik nga fusha e shëndetësisë për nevojat e klinikave universitare, Entit dhe Qendrës Urgjente – Shkup, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit, transmeton Zyrtare.

Përmes një postimi publik, Bakiu uroi kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, si dhe strukturat dhe mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje për, siç e cilësoi ai, “rezultatin historik”.

“Ju urojmë suksese në punën tuaj, vendime të mençura dhe rezultate që kontribuojnë në zhvillimin, drejtësinë dhe mirëqenien e vendit”, ka shkruar Bakiu.

NA NDIQ NË FACEBOOK