Lajme
Balluku, rikthim në detyrë

Kushtetuesja dha verdiktikin e saj për Zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, duke e rikthyer në detyrë
Sipas vendimit, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar masën e pezullimit të vendosur nga GJKKO me pesë vota pro dhe tre kundër.
Ndërkohë, masa e GJKKO për ndalimin e daljes së Belinda Ballukut jashtë shtetit mbetet në fuqi.
Në njoftim, pezullimi nga detyra i një antëri të qeverisë, është cilësuar si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve.
Kushtetuesja gjithashtu ka pranuar kërkesën e qeverisë për shqyrtimin në themel të çështjes.




















