Lajme
Pa ujë Saraji, Matka dhe Gjorçe Petrovi

Një pjesë e komunës së Sarajit dhe disa zona në komunën e Gjorçe Petrovit mbetën pa ujë këtë mëngjes për shkak të një defekti në valvulën R-350mm në rrugën “20” në Saraj (Dardanija), njoftoi NP “Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup”.
Ndërmarja njoftoi se ndërprerja filloi në orën 07:30 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e riparimit. Vendbanimet Llokë, Krushopek, Gërçec, Shishovë, Gllumovë, Matk e Epërme, Matk e Poshtme, Arnaqi, Lubin dhe Saraj dhe disa pjesë të Gjorçe Petrovit janë pa ujë.
“Ekipet janë në terren dhe po punojnë për të normalizuar furnizimin me ujë sa më shpejt të jetë e mundur”, njoftoi ndërmarrja publike./Zyrtare.net/
















