Lajme
Alternativa me zv.drejtor tek Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP)

Qenal Krosi është emëruar zëvendësdrejtor i Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), duke e marrë sot zyrtarisht detyrën e re. Emërimi i tij vjen në kuadër të marrëveshjeve brenda koalicionit VLEN, ndërsa ky institucion i është besuar partisë Alternativa.
Në reagimin e tij, Krosi falënderoi koalicionin për besimin, duke veçuar ish-kryetarin e Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, kryetarin aktual Bekim Sali, si dhe degën e Sarajit për mbështetjen.
“U mirëprita nga drejtoresha dhe shpreha gatishmërinë për të dhënë kontribut profesional në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve digjitale për qytetarët”, theksoi ai.
Krosi shtoi se do të angazhohet për një qasje të drejtë dhe të barabartë ndaj të gjithë detyruesve tatimorë, duke vënë në funksion kapacitetin e tij profesional.(INA)
















