Connect with us

Lajme

Aksident i rëndë në Zvicër: 39- vjeçari nga Maqedonia me makinë 500 kuaj fuqi përplaset në fasadën e shtëpisë

Publikuar

Një aksident i rëndë ndodhi natën e së dielës në Schlieren, kantoni Cyrih, ku një makinë me mbi 500 kuaj fuqi u përplas në fasadën e një shtëpie. Pas aksidentit, një pasagjer 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, ku më vonë nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Shoferi dhe një pasagjere ikën nga vendi i ngjarjes Sipas policisë, pas një kthese në të djathtë, shoferi humbi kontrollin e automjetit, doli nga rruga, goditi një shtyllë ndriçimi dhe më pas u përplas në një shtëpi. Shoferi, një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, së bashku me një pasagjere ende të paidentifikuar, u larguan nga vendi i ngjarjes duke e lënë pas pasagjerin e plagosur rëndë.

Policia kantonale e Cyrihut, në bashkëpunim me Prokurorinë e Cyrihut-Sihl, nisi menjëherë hetimet për shkaqet e aksidentit dhe kërkimin e dy personave të arratisur. Sipas të dhënave nga vendngjarja, dyshohet se makina ka lëvizur me shpejtësi shumë më të lartë se e lejuara në zonën 30 km/h.

Rreth orës 12:00 të së dielës, shoferi i kërkuar u paraqit vetë në Policinë kantonale të Cyrihut. Ndërkohë, kërkimet për pasagjeren e panjohur vazhdojnë. Në vendngjarje ndërhynë edhe zjarrfikësit e Schlierenit, një kompani private tërheqjeje dhe një punonjës i EKZ për shkak të dëmtimit të ndriçimit publik.

Lajme30 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni1 hour ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni3 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri6 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK