Connect with us

Shqipëri

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Publikuar

Një aksident i rëndë rrugor është këtë mbrëmje në aksin rrugor Qaf Murriz-Shkalla e Tujanit në vendin e quajtur Zall-Bastar.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave janë plagosur 4 persona. Mësohet se si pasojë e përplasjes, njëra nga makinat është kthyer përmbys. Kanë qenë drejtuesit e mjeteve të tjera ata të cilët kanë pikasur aksidentin, dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Këta të fundit kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurve drejt spitalit të Traumës.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit, paraprakisht mendohet lagështira në rrugë, si dhe shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjeteve.

The post Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK