Connect with us

Maqedoni

Ajri i ndotur në Shkup: Inspektorët shqiptuan dënime ndaj ndërmarrjeve ndotëse

Publikuar

më

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski kumtoi se Inspektorati për mjedis jetësor ka shqiptuar dënime ndaj personave juridikë – ndotës në Shkup, pasi që në dy ditët e fundit janë kryer mbikëqyrje të fuqishme dhe të koordinuara inspektuese në terren.

Gjorgjievski në informatën që e ndau në profilin e tij në Fejsbuk u bën thirrje shkupjanëve të paraqesin ndotës potencial në e-mailin në vijim: [email protected].

“Nuk ka tolerancë për askënd – janë shqiptuar dënime për ndotësit në Shkup. Të respektuar shkupjanë, gjatë ditëve të kaluara Shkupi u përball me ndotje serioze të ajrit. Sipas të dhënave nga monitorimi shtetëror, ishte tejkaluar pragu i lejuar dhe gjendja kërkonte reagim urgjent dhe vendimtar. Si kryetar i Qytetit të Shkupit, por para së gjithash si njeri i cili së bashku me familjen e thithë ajrin e njejtë si të gjithë ju, nuk pata të drejtë të heshtë dhe të mos veproj. Gjatë dy ditëve të kaluara u kryen mbikëqyrje të fuqishme dhe të koordinuara inspektuese në terren. Inspektorati për mjedis jetësor shqiptoi dënime ndaj personave juridikë – ndotës dhe qartë tregoi se ligji vlen për të gjithë”, shkroi Gjorgjievski.

Kryetari i Qytetit paralajmëron se nuk do të ndalen këtu dhe se do të vazhdojnë më intensivisht dhe me vendosmëri.

“Secili që e rrezikon shëndetin e qytetarëve do të sanksionohet, pa asnjë gram tolerance! Nuk ka kompromis për shëndetin. As për mua, as për ju, as për fëmijët tanë. Paralelisht me masat represive, Qyteti i Shkupit ka dalë edhe me një sërë rekomandimesh dhe masash për mbrojtje nga ajri i ndotur, të cilat janë shpallur publikisht dhe janë në dispozicion të të gjithë qytetarëve: https://skopje.gov.mk/…/19-12-25-soopstenie_preporaki…/. Këto rekomandime tashmë po zbatohen dhe janë pjesë e rëndësishme e luftës së përbashkët për ajër më të pastër. Në të njëjtën kohë, dua të përshëndes publikisht angazhimin e fortë dhe të vazhdueshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për hapat që vetëm në një vit e gjysmë, së bashku me qeverisjen lokale, janë ndërmarrë drejt ajrit më të pastër. Këto përfshijnë Strategjinë për ajër më të pastër 2024–2030, subvencionet për kondicionerët me inverter, instalimin e pastruesve të ajrit në kopshtet e fëmijëve në Shkup, pyllëzimin masiv në të gjithë vendin, gazifikimin, ndërtimin e dy centraleve të bashkëprodhimit në hyrje të Shkupit, si dhe parqe të reja me stola me pastrues ajri të integruar dhe shumë masa të tjera”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit.

Gjorgjievski theksoi se lufta për ajër më të pastër është e përbashkët dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Shkupit t’i bashkangjiten dhe t’i respektojnë rekomandimet dhe masat.

“Secili kontribut individual është i rëndësishëm. Por, për atë që është në kompetenca të Qytetit të Shkupit, porosisim qartë se nuk do të ketë tolerancë. Duhet të ketë rend. Ligji do të zbatohet. Ndërsa shëndeti i shkupjanëve do të jetë prioriteti ynë absolut”, tha kryetari Gjorgjievski.

Shqipëri23 minutes ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

Lajme55 minutes ago

Valbon Limani në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”: Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë!

Lajme1 hour ago

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Maqedoni2 hours ago

Për herë të parë në Shuto Orizare valëvitet flamuri kombëtar shqiptar!

Lajme2 hours ago

ASH: Me kërkesën e këshilltarëve të AKI përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar në Shuto Orizare e kthyem në realitet

Maqedoni2 hours ago

Dy peshkopë maqedonas drejt Moskës, vizitë në kohën e tensioneve me Rusinë

Shqipëri2 hours ago

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Kosovë3 hours ago

Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

Lajme3 hours ago

Hoxha jep lajmin e mirë për kultivuesit e mollëve: Janë paguar rreth 149,5 milionë denarë për 1.934 fermerë

Maqedoni3 hours ago

Gjykatat në Maqedoni me mbi 134 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm 13 ankesa të pranuara

Bota3 hours ago

Mesazhi i fuqishëm i Salihut: “Mobilizim masiv këtë të diel – vota e çdo shqiptari numërohet!

Maqedoni3 hours ago

Iva Mihajllova do të gjykohet në mungesë, nuk është e kapshme për organet shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK