Lajme
31-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, Qamili: UT simbol i identitetit dhe i qëndresës kombëtare

Zv. kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, mori pjesë sot në ceremoninë solemne me rastin e shënimit të 31-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës.
Gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme akademike dhe kulturore, një moment i veçantë ishte shpallja e Prof. Dr. Rexhep Meidanit Doctor Honoris Causa, si vlerësim për kontributin e tij të çmuar në fushën akademike dhe shoqërore.
Me këtë rast, zv. kryetari Qamili shprehu mirënjohje për të gjithë ata që me sakrificë dhe përkushtim kontribuuan në themelimin dhe zhvillimin e Universitetit të Tetovës, duke theksuar se ky institucion mbetet simbol i identitetit, dijes dhe qëndresës kombëtare.
















