Connect with us

Lajme

VLEN nga Tetova: Premtuam pensionimin politik të Ali Ahmetit dhe e realizuam

Publikuar

Koalicioni VLEN zhvilloi festë në sheshin e Tetovë, pas fitores së Biall Kasamit dhe disa komunave të tjera. Krerët e VLEN-t, duke përfshirë Izet Mexhitin, Zeqirija Ibrahimin, Bilall Kasamin e Arben Fetain, thanë se ky është fundi i BDI-së dhe një fillim i ri, raporton Portalb.mk.

Zeqirija Ibrahimi tha se atë që e thanë para 11 vitesh, edhe e realizuan, duke e çuar Ali Ahmetin në pension.

“Edhe 10 ditë, bëhen 11 vjet kur i kemi thënë Ali Ahemtit, që këta djem që i sheh në skenë do të pensionojnë. Atëeherë s’ka besuar, por sonte Ali Ahmeti shkoi në pension politik”, tha Ibrahimi.

Izet Mexhiti ndërkohë tha se tashmë VLEN-i ka legjitimitet gjithandej.

“Urime fitoren shqiptarëve. Sonte fillon, era e ndryshimeve të reja. Votuesi sonte e vulosi se legjitimitetin e ka VLEN-i”, tha Mexhiti.

Bilall Kasami falënderoi votuesit, duke nënvizuar se derisa BDI kërkonte referendum, VLEN-i ofroi projekte. të cilat edhe i zgjodhi populli.

“Ata kërkuan referendum, ne ofruam kryetar dhe projekte dhe populli zgjodhi kryetarët dhe projektet që do t’i realizojmë në të mirë të qytetarëve”, tha Kasami

Fetai nga ana tjetër theksoi se largimi i Taravarit nuk bëri asnjë ndryshim në VLEN dhe se madje ikja e tij në BDI nuk i ndihmoi as atij e as BDI-së.

“Koalicioni VLEN është një frymë. U largua një Arben nuk u pa hiq ndryshimi. Arbeni nuk i solli asgjë Aliut, siç nuk i solli asgjë Ziadinit. U barazuan me zero, u barazuan me hiç”, tha Fetai.

NA NDIQ NË FACEBOOK