Connect with us

Lajme

VLEN dënon gjuhën seksiste të gazetarit Nevrij Ademi mbi raportimet mbi vdekjen tragjike të Daorsa Spahiut

Publikuar

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj komenteve të gazetarit të portalit “Tetova Sot”, Nevrij Ademi, lidhur me raportimet mbi vdekjen tragjike të Daorsa Spahiut në televizionin Klan Kosova.

Në reagimin e VLEN-it thuhet se gjuha e përdorur nga gazetari është “denigruese, ofenduese dhe paragjykuese”, ndërsa komentet e tij përbëjnë “shkelje flagrante të Kodit Etik të Gazetarëve”.
“Përdorimi i termave denigruese, si përshkrimi se ajo ‘ka qenë e lëvizshme’, apo insinuatat për ‘përdorim të lëndëve narkotike’, përbëjnë jo vetëm shkelje flagrante të Kodit Etik të Gazetarëve, por edhe një sulm në baza gjinore ndaj një vajze që tragjikisht humbi jetën”, thuhet në reagim.

Koalicioni kërkon nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Këshilli për Etikë në Media, si dhe nga “të gjitha redaksitë serioze”, që të reagojnë ndaj këtij rasti, i cili “dëmton rëndë imazhin e gazetarisë në vend dhe shkel çdo standard profesional”.

VLEN kritikon ashpër qasjen e gazetarit, duke theksuar se në vend që të informojë me ndjeshmëri dhe përgjegjësi për një ngjarje tragjike, ai ka “zgjedhur të nxisë paragjykime dhe të stigmatizojë vajzat dhe gratë”.

“VLEN qëndron fuqishëm në mbrojtje të dinjitetit të grave dhe vajzave dhe kërkon që drejtësia të veprojë ndaj çdo forme të linçimit publik, diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në media”, përfundon reagimi.

Në fund, koalicioni u shpreh ngushëllime familjarëve të Daorsa Spahiut, me dëshirën që “raste të tilla të mos përsëriten kurrë”.

Maqedoni21 minutes ago

Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm

Lajme28 minutes ago

Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada

Maqedoni45 minutes ago

MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie

Maqedoni57 minutes ago

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

Kosovë1 hour ago

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

Lajme1 hour ago

Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth

Kosovë1 hour ago

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

Maqedoni2 hours ago

Standard i dyfishtë, Mickoski në Shkup kërkonte respektimin e ligjit, në Shqipëri në prezencë të tij nuk u ekzekutua himni shqiptar

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Vuçiqi i shpalli zgjedhjet, Mickovski menjëherë! S’është rastësi, sepse punon sipas urdhërave

Maqedoni2 hours ago

BDI: VLEN hesht 24 orë pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lajme3 hours ago

BDI: Kaluan 24 orë, s’VLEN ende i strukur pa zë për zgjedhje të parakohshme!

Maqedoni3 hours ago

Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

NA NDIQ NË FACEBOOK