Connect with us

Maqedoni

VLEN: BDI është e fundit që duhet të flasë për BE-në

Publikuar

më

Komunikata e koalicioni VLEN:

Dy javë pas debaklit në zgjedhjet lokale dhe dy javë pas publikimit të Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian, BDI dhe Arbër Ademi u “zgjuan nga gjumi” për të treguar shqetësimin e tyre të improvizuar për rrugën evropiane. Ironia është e thellë, me gjysmën e kryesisë në listat e zeza për korrupsion të lartë, ata dalin e mbajnë konferenca për progresin evropian, progres që vetë e kanë bllokuar për shumë vite.

Edhe më absurde është se në zgjedhjet lokale, BDI u bashkua hapur me partinë më anti-NATO dhe anti-BE në vend, me Levicën e Apasievit, në Gostivar, Tetovë dhe Strugë. Kur iu duhej pushteti, harruan Evropën. Sot, kur i humbën komunat dhe ndikimin, papritur u kujtuan për BE-në! E vërteta është se ata e shkelën rrugën evropiane kur ndryshuan Kodin Penal kundër paralajmërimeve të miqve tanë strategjikë, duke hapur rrugën për kthimin e Nikolla Gruevskit dhe lirimin e Sasho Mijallkovit.

Të gjitha gjetjet në raport nuk kanë ndodhur në 12 muajt e fundit. Këto janë pasoja të akumuluara të keqqeverisjes shumëvjeçare, të cilat sot i shohim të shkruara bardhë e zi nga Komisioni Evropian.
Koalicioni VLEN e mirëpret Raportin e Komisionit Evropian si një dokument realist, objektiv dhe të dobishëm për shtetin. Raporti paraqet qartë se disa procese janë lëvizur përpara. Për VLEN-in, rruga drejt Bashkimit Evropian është esenciale, qenësore dhe e panegociueshme.

Shqipëri4 minutes ago

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

Lajme30 minutes ago

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Lajme47 minutes ago

Erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda shtëpisë

Lajme49 minutes ago

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

Lajme53 minutes ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme53 minutes ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

Maqedoni1 hour ago

Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, provimi i jurisprudencës në shqip merr dritën jeshile

Maqedoni1 hour ago

Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

Shqipëri2 hours ago

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Lajme2 hours ago

Pas reagimeve të VLEN-it zbutet Dimitrievski, vendos flamurin shqiptar në Komunën e Kumanovës

Sport2 hours ago

Lavdrim Kasami grumbullohet te Maqedonia U19 për eliminatoret 2027

Kosovë3 hours ago

Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj…

NA NDIQ NË FACEBOOK