Connect with us

Lajme

Veliaj, mesazh nga qelia për fitoren në Kushtetuese

Publikuar

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, prej muajsh në burg, ka reaguar për herë të parë pas një fitoreje ligjore në Kushtetuese, e cila rrëzoi qeverinë, më saktë Ramën, duke e lënë atë në detyrë.

Por Veliaj, duke mos dashur të atakohet me eprorin e tij politik, e cilëson atë një fitore për demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve. Sipas tij, vendimi nuk i rikthen mandatin atij personalisht por popullit të Tiranës.

“Të dashur miq, për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët. Drejtësia kushtetuese foli. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës. Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij. Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por nuk harron.  Faleminderit çdo qytetari të Tiranës që besoi, që priti dhe që nuk u dorëzua”, shkruan Veliaj.

Ai thekson se do të bëjë gjithçka mundet që puna të vijojë dhe të mos pengohet në ushtrimin e mandatit.

“Unë do të bëj çdo gjë që është në dorën time, që puna të vijojë, dhe do të kërkoj pa u ndalur që të mos pengohem në ushtrimin e mandatit që më keni besuar. Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë!”.

Nga ana tjetër, Rama kërkon tashmë lirinë e tij, pas vendimit të Kushtetueses, si për të fashitur çdo hamendje për një konspiracion politik ndaj tij.

Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim. Unë nuk i paskam kapur të gjitha pushtetet, kjo është gjë e mirë, duhet ta pranojnë dhe ata që e kundërshtojnë. Së dyti, nëse Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027, atëherë këtu jemi përballë një disporpocioni të dyfishtë. Mbajtja e tij në qeli, por edhe disporpocioni në dëm të së drejtës kushtetuese të kryeqytetit, për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet.

Nuk ka sesi të mos pres, që me të njëjtin parim, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliaj në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë. Unë dua të theksoj edhe diçka tjetër. Nuk kanë thënë të vërtetën lidhur me shkarkimin e kryetarit të bashkisë nga qeveria, si rrjedhojë e vendimit të Partisë Socialiste. Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë. Kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurit e vet në krye. Kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim, ky është skandal në vetvete. Qytetarët paguajnë koston”, tha kryeministri Edi Rama.

 

/tesheshi.com/

Maqedoni40 minutes ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri1 hour ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme2 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni3 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri3 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme4 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë4 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme4 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni4 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni5 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë5 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri5 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

NA NDIQ NË FACEBOOK