Connect with us

Lajme

Vdekja kafshon për vdekje…Shpat Kasapin

Publikuar

Nga Maqedonia ka ardhur lajmi i beftë e krejt i paimagjinueshëm i ikjes nga kjo botë të Shpat Kasapit, këngëtarit të njohur nga Tetova, i cili u afirmua në vitet ‘2000 në lëvrimin e këngës së lehtë shqiptare, duke u bërë i pëlqyeshëm nga rinia edhe për shkak të shpirtit të tij rinor.

Sipas të dhënave paraprake, ai ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

Shpat Kasapi i ishte i martuar dhe baba i një fëmije.

Bashkëshortja e tij ka ndarë këtë mesazh për publikun pas vdekjes së kobshme.

“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…

Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!

Sa të afërt kemi qenë, sa bashkëpunues në privatësinë tonë, duke shijuar rritjen dhe zhvillimin e Roelit. Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur ‘babi’… nuk prite, Shpat. U lodhe dhe na le këtu vetëm, pa ty.

E le Roelin jetim, o Shpat…

Në kohën kur më së shumti kishte nevojë për ty.

Në kohën kur duart e tua duheshin më shumë se kurrë.

Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?

Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë?

Inshallah takohemi në Xhenet…

Allahu të deshi pranë Vetës, por unë mezi pres të zgjohem nga gjumi dhe të jesh këtu për ne”. /tesheshi.com/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK