Connect with us

Lajme

Vaniteti presidencial amerikan në këto foto

Publikuar

Shtëpia e Bardhë po ecën me një ritëm rinovimesh, pasi Donald Trump, pas “prishjes” së Krahut Lindor, njoftoi përfundimin e rinovimit të tij të fundit, një banjo Lincoln prej mermeri dhe ari.

Kjo e ka çuar presidentin që të “rreh gjoksin” për këtë zhvillim deri diku të rëndomtë në Shtëpinë e Bardhë, duke ngarkuar foto në Truth Social.

“Banjoja e rinovuar Lincoln në Shtëpinë e Bardhë – Luksoze, Mermer!”, shkroi ai në postimin e tij, të shoqëruar me imazhe të banjës, e cila bën përshtypje me tonet e saj të bardha dhe rubinetat e veshura me ar. Në një cep, shihet edhe rrobabanjoja e bardhë me shqiponjën presidenciale.

Është kjo një shpërfaqje tjetër vaniteti e presidentit amerikan, e cila përfshin kështu dhe aspekte të intimitetit njerëzor, jo të domosdoshme për t’u ditur nga publiku. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK