Connect with us

Shqipëri

U dënua me 2 vite e 8 muaj burg, pritet të lirohet ish-deputeti Alqi Bllako, GJKKO: E ka shlyer me paraburgimin

Publikuar

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako pritet të lirohet gjatë mbrëmjes së sotme pasi ka përfunduar dënimin me kohën e qëndrimit në paraburgim. Trupa gjykuese e shpalli Bllakon fajtor për korrupsion pasiv, për një përfitim prej 119 mijë euro, dhe përfitim tjetër prej 7 milion lekësh. 

Ai u dënua me 4 vite burg, ndërsa në gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj burg.  Për dënimin për inceneratorin e Elbasanit ka fituar lirinë me kusht nga gjykata e Durrësit ndërsa për inceneratorin e Fierit masa e sigurisë i është shuar. 

Në përfundim GJKKO ka urdhëruar shuarjen e masës së sigurisë dhe Bllako pritet të lirohet që sot. Gjithashtu, Bllakos i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. 

The post U dënua me 2 vite e 8 muaj burg, pritet të lirohet ish-deputeti Alqi Bllako, GJKKO: E ka shlyer me paraburgimin first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK