Lajme
Toshkovski përfundon në Klinikë, i nënshtrohet operacionit dhe njofton se ndihet stabil

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përmes rrjeteve sociale njoftoi se ndodhet në Klinikë, ku ka kryer një operacion.
“ Sot në Qendrën Klinike ‘Nënë Tereza’ në Shkup iu nënshtrova një ndërhyrjeje të suksesshme kirurgjikale dhe ndihem stabil. Aktualisht jam nën mbikëqyrjen e mjekëve, pas së cilës pason një periudhë e shkurtër rikuperimi.
Ju siguroj se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të funksionojë pa pengesa dhe në mënyrë efikase, sipas procedurave të përcaktuara. I gjithë ekipi po i kryen detyrat në mënyrë profesionale dhe mungesa ime e përkohshme nuk do të ketë asnjë ndikim në proceset dhe aktivitetet e rregullta, e as në sigurinë e qytetarëve.
Menjëherë pas përfundimit të periudhës së rikuperimit, kthehem në detyrat e mia në kapacitet të plotë,” shkroi ai.
















